Cesare Prandelli nuk do drejtojë më asnjë skuadër. Tekniku i njohur italian ka vendosur të mos punojë më si trajner dhe diçka të tillë e ka njoftuar vetë ai.

“Pasioni është gjithnjë i pranishëm, por nuk më mungon detyra e trajnerit dhe besoj se tashmë nuk ka më kthim pas. Fakti që jam larguar nga futbolli dhe po e ndjek në distancë duket se më ka bërë mirë. Nuk ka të bëjë me depresionin, por ndihesha në ankth dhe i vetmuar kjo edhe prej mbylljes së stadiumeve si pasojë e COVID-19. E falenderoj Fiorentinën sepse më mirëkuptoi, tani më duket sikur kam zbuluar kënaqësinë e normalitetit” – Tha ai.

Prandelli udhëhoqi për herë të fundit një skuadër në vitin 2021, Fiorentinën. 65-vjeçari ka qenë “timonier” i Përfaqësueses së Italisë, ndërsa sa i takon skuadrave vlen të përmendet Valencia, Atalanta, Roma, Parma, apo Galatasaray.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb