Deputeti Oerd Bylykbashi në një komunikim nga jashtë Kuvendit tha se kanë bërë ankim në Byronë e Kuvendit lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

“Është bërë ankim në Byronë e Kuvendit, pasi janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme dhe detyron menjëherë të pezullojë vendimin”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë mbështetës të PD janë mbledhur jashtë Kuvendit duke protestuar kundër korrupsionit. Protestuesve i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb