Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Napolit, Fernando Llorente, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Sulmuesi spanjoll luajti shumë në Serie A, fillimisht duke iu bashkuar Juventusit në korrik 2013, ku kaloi dy vjet përpara se të largohej për në Sevilla. Në shtator 2019, Llorente u kthye në Itali, duke iu bashkuar Napolit si një transferim i lirë, ku kaloi 18 muaj përpara se të përfundonte sezonin 2020-21 me Udinesen.
Llorente ka qenë pa klub që kur kontrata e tij një-vjeçare me Eibar skadoi verën e kaluar dhe ai njoftoi se karriera e tij tani mund të konsiderohet e përfunduar.
(BalkanWeb)
