Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka përjashtuar mundësinë që në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë të ofrohet një pjesë e territorit ukrainas.

Në një intervistë me BBC, udhëheqësi i Ukrainës u shpreh se një “zgjidhje” e tillë nënkuptonte që Rusia do të rikthehej sërish dhe të pretendojë për më shumë.

Ai ka paralajmëruar se Moska ka nisur tashmë një ofensivë e cila ishte paralajmëruar se do të ndodhte në pranverë.

“Sulmet ruse po ndodhin tashmë nga disa drejtime”, tha ai.

Zelensksy megjithatë u shpreh se forcat mbrojtëse të vendit të tij do të mundohet t’i rezistojë sulmeve deri në momentin që do të jenë gati të nisin një kundërofensivë.

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë dhe tha se armët perëndimore do të afronin paqen.

“Sigurisht, armët moderne përshpejtojnë ardhjen e paqes. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton”, tha ai.

Zelensky ka reaguar gjithashtu edhe për paralajmërimin e ardhur nga homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko, se vendi i tij do t’i bashkohej luftës në rast se vetëm një ushtar kalonte kufirin.

“Shpresoj se Bjellorusia nuk do t’i bashkohet luftës. Nëse ndodh, ne do të luftojmë dhe do të mbijetojmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb