Një nga arsyet se përse Koulibaly u transferua nga Napoli te Chelsea ka qenë trajneri i asaj kohe te Blutë e Londrës, Tomas Tuchel. Ka qenë vetë mbrojtësi senegalez që ka zbuluar disa detaje interesante rreth transferimit.
“Kishim një përballje Napoli-PSG në Champions, kur ai ishte në Paris, të dyja ndeshjet përfunduan në barazim. Ai u përpoq të më rekrutonte në PSG. Nuk ndodhi, por më pas ndodhi në Chelsea verën e kaluar. Ai ishte vërtet entuziast dhe unë gjithashtu isha i lumtur që punoja me të, shumë keq që nuk zgjati shumë. Ai ishte shumë i rëndësishëm për ardhjen ime te Chelsea dhe unë duhet ta falënderoj atë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
