Partia Komuniste e Kinës shpalli fitoren ndaj pandemisë së koronavirusit. Autoritetet deklaruan se ky vend ka shkallën më të ulët të vdekjeve në botë. Presidenti Xi Jinping deklaroi se strategjia për coronavirusin ishte plotësisht e saktë dhe rezultoi efektive.

“Masat janë efektive, njerëzit i njohin ato. Arritja është e madhe”, tha Xi Jinping gjatë seancës së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, raporton reuters.

Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, Kina ka arritur një tranzicion të qëndrueshëm në fazat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Me më shumë se 200 milionë njerëz që marrin trajtim mjekësor dhe gati 800 mijë pacientë të sëmurë rëndë janë shëruar plotësisht, Kina ka ruajtur shkallën më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi në botë, shkruajnë mediat kineze.

Sipas informacioneve nga Kina, rajonet në këtë vend shpenzuan të paktën 51.6 miliardë dollarë për “mposhtjen” e pandemisë gjatë vitit 2022. Kina deri më tani thuhet se ka pasur mbi 200 milionë të infektuar me COVID-19 ndërsa kanë vdekur mbi 87 mijë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb