GREQI

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria. Sipas policisë greke është arrestuar një anëtar i rëndësishëm i një grupi të trafikut ndërkombëtar.

Në një automjet në zonën e Tumbës në Selanik, janë sekuestruar 43 kg 426 gram marijuanë, e ndarë në disa pako dhe e fshehur në levën e marshit, dysheme, bagazh etj. Po kështu janë gjetur dhe dy goma automjeti të cilat ishin çarë me qëllim vendosjen brenda tyre të pakove me drogë.

Janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe 1 pako me mbetje marijuanë si dhe 8.8 gramë marijuanë të përzier me duhan. I arrestuari është grek 49 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: