Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se presidenti Vuçiç i ka bërë të qarta “kufijtë” e shtetit të tij për përfaqësuesit ndërkombëtarë në Mynih.
Ai tha se presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, përfaqësuesi i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken, konfirmuan se ata janë të vetëdijshëm për “vijat e kuqe” të Serbisë.
“Është konfirmimi më i mirë i politikës shtetërore që po ndjekim, mbrojtjes së interesave kombëtare dhe të ardhmes së Serbisë”, tha Daçiç.
(BalkanWeb)