Në një zonë të njohur të kryeqytetit, në një apartament 1+1, bashkë me dy prindërit, jeton një nga emrat më të njohur të sportit në Shqipëri.
Ilir Suli, nënkampion Bote në peshëngritje ka hapur dyert e shtëpisë për News24 duke treguar për jetën e tij dikur dhe sot!
Moderatorja: Shumë rekorde, shumë medalje, sot jeton në një apartament modest?
Ilir Suli: Jetoj në një shtëpi që e kam fituar nga puna vullnetare e babait tim në ndërtimin e këtij apartamenti. Kam tentuar të përfitoj një banesë por s’kam mundur më. Një apartament ma dha Fatos Nano por e shita për shpenzime si dëmtime në sport, dieta! Jeta si sportist është e kushtueshme.
