Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka publikuar një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së nën hetim, Charles McGonigal.

Berisha publikoi pamjen ku duket Rama, fytyrës së të cilit i është bashkuar gjysma e asaj të ish-agjentit me të cilin dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive, McGonigal.

“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap!”, shkroi ai në Facebook.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb