Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase po u shkakton humbje të mëdha forcave rusë që sulmojnë qytetin Vuhledar në lindje të vendit.

Zelensky e cilësoi situatën në rajonin e Donbasit si shumë të vështirë.

“Situata është shumë e ndërlikuar atje, por ne po luftojmë. Ne po thyejmë pushtuesit dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të rëndësishme Rusisë”, tha presidenti.

“E përsëris vazhdimisht, sa më shumë humbje të pësojë Rusia në Donbas, Bakhmut, Vuhledar, Marinka, Kremina, aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj lufte me fitoren e Ukrainës”, ka qenë ky mesazhi i Zrelensky për të inkurajuar trupat ushtarake dhe popullin ukrainas.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb