Timo Werner nuk ishte i preferuari i trajnerit të Chelseat asokohe, Tomas Tuchel. Për këtë arsye, sulmuesi u largua nga Londra.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Werner tha se Tuchel u tregua i padrejtë me të, pasi dëshironte të kishte në dispozicion vetëm Lukakun.
“Kam pasur dy sezone të shkëlqyera, fillimisht me Leipzigun dhe më pas me Chelsean. Luajta pothuajse çdo ndeshje në sezonin e parë, duke fituar Champions League-n dhe duke shënuar në gjysmëfinale kundër Real Madridit.
Kam shënuar shumë gola, por e gjithë kjo u harrua nga trajneri dhe nuk ishte aspak e drejtë. Një nga arsyet pse më duhej të kthehesha në Leipzig, ishte se doja të argëtohesha përsëri. Në fund të fundit është krejtësisht normale që një trajner i pëlqen më shumë disa lojtarë, duhet ta pranosh këtë. Për të ishte më e rëndësishme të kishe një sulmues si Lukaku të kënaqur.”-tha Werner.
(BalkanWeb)
