Leipzig do të masë forcat me Manchester Cityn të mërkurën në Champions League. Edhe pse përballë do të kenë një skuadër shumë të fortë, trajneri i gjermanëve, Marco Rose ka besim te ekipi.
“Unë punoj shumë me lojtarët dhe u besoj shumë. Nesër do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira dhe duhet ta luajmë me guxim, duke përfituar nga mundësitë që do të kemi. Nëse dalim në fushë si ekip dhe me tifozët që na shtyjnë, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha” – Tha ai.
(BalkanWeb)
