Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të mbahen në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera në Rumani, pasi akuzohen për përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa, dy gratë e tjera të ndaluara për të njëjtat akuza, do të mbahen në arrest shtëpiak.
Në fillim të shkurtit, Tate protestoi kundër vendimit duke u shprehur se është i pafajshëm.
“Nuk ka asnjë provë për akuzat ndaj meje. Së shpejti do ta zbuloni të vërtetën’, ka thënë Tate para gjykatësit.
Të dy vëllezërit Tate akuzohen se kanë rekrutuar viktimat e tyre duke i joshur dhe pretenduar se donin të krijonin një lidhje ose martesë. Prokurorët argumentojnë se femrat përdhunoheshin dhe pensionoheshin nga videot intime.
Po ashtu, ish-kikboksieri 36-vjeçar akuzohet për përdhunimin e një prej viktimave në mars të 2022-shit.
(BalkanWeb)
