Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare si për rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës dhe në përgjithësi për zhvillimin e mëtejshëm të botës, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj filipinas Enrique Manalo pas bisedimeve të tyre në Berlin.
“Kjo luftë nuk është një çështje evropiane. Kjo luftë ka implikime të tmerrshme për të gjithë botën. Prandaj, pikërisht këto ditë në Nju Jork, e gjithë bota do t’i bëjë thirrje Presidentit Putin që të ndalojë luftën, të tërheqë trupat e tij dhe të punojë drejt rivendosjes së paqes”, theksoi kryediplomatja.
