Napoli vijon ecurinë perfekte edhe në Champions League, ekipi i Spallettit ishte i papërmbajtshëm duke marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Frankfurt.

Italianët dominuan totalisht rivalët e tyre, madje rezultati mund të ishte edhe më i thellë pasi Kvaratskhelia gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36-të. Në fundin e pjesës së parë, Di Lorenzo shërbeu një asist perfekt për Osimhen, me nigerianin që e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e boshatisur.

Rr
Rr

Gjërat për Napolin u bënë më të lehta me fillimin e pjesës së dytë ku Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq. Në të 65-tën, Kvara dhuroi një asist fantastik për Di Lorenzo-n me kapitenin që dyfishoi shifrat duke i dhuruar Napolit një bonus fantastik për ndeshjen e kthimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Stranapoli”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. Dominant edhe në Evropë, shton e përditshmja më e madhe sportive italiane. “Galaktikë”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb