Personi që shihni në foto është Pëllumb Islami, 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në Athinë.

BalkanWeb ka siguruar foton e shqiptarit, me profesion hidraulik, i cili ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri. 40-vjeçari ishte nga Rusani i Delvinës, ndërsa u identifikua në morg nga vëllai i tij.

  • foto galeri

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb