Nacho Fernandez akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Edhe pse kontrata i skadon në qershor, mbrojtësi ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do qëndrojë apo jo te Real Madrid.

“Në fillim të sezonit kalova shumë keq sepse mendoja se meritoja më shumë hapësirë. Më kalonin shumë gjëra në mendje, është e komplikuar kur nuk mund të gjesh ritmin në lojë, nuk është e lehtë. Rinovimi? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj, është një vendim personal dhe familjar” – Tha ai pas ndeshjes me Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb