Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën ndërsa këshilli i sigurisë i OKB-së mblidhet këtë javë, ka thënë departamenti i shtetit i SHBA.
Blinken pritet të udhëtojë nesër në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të sigurisë për Ukrainën, duke shënuar një vit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Dy zyrtarët do të diskutojnë mbi gamën e gjerë të mbështetjes ekonomike dhe të sigurisë dhe humanitare që SHBA dhe shtetet e tjera anëtare të OKB-së po vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
