Moska ka këmbëngulur ditën e sotme se vendimi i saj për t’u tërhequr nga traktati bërthamor START nuk e ka ngritur rrezikun e një luftë bërthamore.
Presidenti rus Vladimir Putin e njoftoi këtë veprim dje gjatë fjalimit të tij vjetor përpara Asamblesë Federale të Rusisë.
“Unë nuk besoj se vendimi për të pezulluar Traktatin e Ri START na afron me luftën bërthamore,” tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Rusia ka thënë se nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti dhe do të respektojë kufijtë e armëve bërthamore të përcaktuara në traktat.
