Moldavia ka thënë se është e përgatitur për një “sërë kërcënimesh”, pas frikës se Rusia mund të intensifikojë përpjekjet për të destabilizuar vendin ish-sovjetik.

Zyrtarët moldavë kanë akuzuar Rusinë për nxitje të protestave antiqeveritare dhe komplot për të pushtuar vendin, diçka që Rusia e mohon.

Në një intervistë telefonike, ministri i jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu tha: “Institucionet tona kanë planifikuar për përgjigje përgjatë spektrit të plotë të kërcënimeve.Sigurisht që kemi mjete të kufizuara, por në të njëjtën kohë nuk jemi vetëm.

Në fillim të pushtimit, Moldavia kishte frikë se Moska mund të përpiqej të pushtonte rajonin e saj separatist të Transnistrisë, por megjithatë, Popescu tha se suksesi i Ukrainës në fushën e betejës e kishte ulur këtë mundësi.

“Ne nuk mendojmë se Moldavia është në një pozicion për t’u kërcënuar ushtarakisht për sa kohë që Ukraina po reziston dhe e mban vijën e frontit larg nesh,” tha ai.

Ai vazhdoi se qeveria e tij ka qenë “vazhdimisht vigjilente” ndaj kërcënimeve që nga pushtimi, duke përfshirë frikën nga bombat dhe sulmet kibernetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb