Rusia ka potencialin të mobilizojë deri në 1 milion trupa më shumë për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas kreut të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë BND.

“Vjeshtën e kaluar, rreth 300,000 njerëz u mobilizuan dhe rekrutuan, disa prej tyre janë ende duke u trajnuar, disa prej tyre tashmë janë futur në përleshje,” citohet të ketë thënë presidenti i BND Bruno Kahl nga grupi mediatik gjerman RND.

“Potenciali i mëtejshëm i mobilizimit të Rusisë është një rezervuar deri në një milion njerëz, nëse kjo konsiderohet e nevojshme në Kremlin,” tha Kahl, duke shtuar se ai aktualisht nuk sheh gatishmëri nga ana e presidentit Vladimir Putin për t’u përfshirë në bisedimet e paqes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb