Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka marrë fjalën, disa nga deputetët e PD kanë rrethuar foltoren. Menjëherë më pas është afruar edhe Garda.

Balla i është drejtuar me ironi Luçiano Boçit duke i thënë: Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët… dukeni si kustodio të foltores, me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja.

Më pas deputetët kanë ndezur edhe një aparaturë e cila krijon zhurmë akustike.

“Ju bëj thirrje të tërhiqeni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, se gjykata do marrë vendim”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: