Mediat ndërkombëtare raportuan dje se Vladimir Putin thotë se Rusia po planifikon të rrisë potencialin e saj bërthamor.

Në një fjalim video, presidenti rus tha se vendi do të vazhdojë të forcojë treshen e tij bërthamore, duke shtuar se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, një armë e aftë për të mbajtur koka të shumta bërthamore do të vendosen këtë vit.

Kjo vjen pasi Moska njoftoi se do të pezullonte një traktat bërthamor me SHBA-në.

Putin foli sot në festën publike të Mbrojtësit të Atdheut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb