TIRANË– “Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi dilema, përpara kauzave tona nuk vendosim asgjë. Ne para Shqipërisë nuk vëmë partinë. Bashkë me grupin të vlerësojmë ecurinë e marrëveshjes dhe të dialogojmë me maxhorancën për të. Pas kësaj, alternativat janë të hapura”. Kështu shpreh sot Shpëtim Idrizi i PDIU në Këshillin Kombëtar të kësaj partie duke lënë të kuptohet se, nëse maxhoranca nuk bie dakort me cfarë deklaron, alternativat mbeten të hapura.

Idrizi i cili ndodhte në koalicion me Ramën, shprehet se, qytetarët u kanë besuar 5 mandate në Kuvend.
“bashkë me këto mandate, çdo ditë na bashkohen zemra që rrahim për kauzën tonë, Camërinë”, u shpreh ai.

“Bashkimi kombëtar është ylli ynë polar. Është detyrim kushtetues dhe askush nuk na e mohon dot”, tha më tej ai.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: