Ish-ministri i SYRIZA-s, Nikos Pappa është dënuar me dy vite burg, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Dënimi maksimal është vendosur sot nga Gjykata Speciale, raportojnë mediat greke.

Pappa akuzohet për përfshirjen e tij në çështjen e licencës televizive, ndër Kristo Kalogrista u gjobit.

Prokurori i Gjykatës Speciale, Dimitris Asprogerakas, ka kërkuar që në prokurori t’i dërgohet procesverbali me dëshminë e sekretares së Kristos Kalogritsa, Ethalia Diamantis, e cila kishte dëshmuar se “ zarfe dhe çanta po dilnin nga zyra e Kalogritsa-s për partinë SYRIZA”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb