TIRANË

Kryetari i PD-së Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët tha se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale për dhunimin barbar të vajzës nga Kenia që vdiq për shkak të dëmtimeve në një spital në vendin e saj.

Berisha theksoi se vrasësi fshihet nga qeveria dhe se kjo çështjes do të bëhet ndërkombëtare.

“Krimministri, Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale. Rastin e vajzës nga Kenia ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare. Ta dijë Edi Rama këtë, mos të fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Por merrem me këtë, jo pak, por qëndrim më kriminal se sa ka mbajtur policia dhe hetimi i kësaj vajze nuk mund të gjendet. Të gjitha janë bërë me porosi se vrasësi fshihet në qeveri”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb