Suedia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri suedez Ulf Kristersson.

Paketa ushtarake përfshin gjithashtu komponentë të mëtejshëm të mbrojtjes ajrore, tha Kristersson në një postim në Twitter.

Ndihma e Suedisë ndaj Ukrainës, vjen në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të luftës. Që prej fillimit të ofensivës ruse, Ukraina ka marrë mbështetje nga shumë shtete të Evropës dhe nga SHBA-ja. E fundit që dërgoi tanke leopard 2 ishte Polonia.

Suedia njihet si një vend neutral, e cila nuk përzihet me çështjet politike të shteteve të tjera, mirëpo në kuadër të 1 vjetorit të ofensivës ruse, do të furnizojë Ukrainën me tanke.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb