Në Brazil nuk kanë vendosur ende se kush do të jetë trajneri i ri i ekipit përfaqësues, për momentin kanë bërë një zgjedhje provizore.

Një nga pistat kryesore, Carlo Ancelotti, po zbehet gjithnjë e më shumë, me italianin që preferon të respektojë kontratën me Real Madrid.

Nga Spanja bëjnë me dije se një tjetër opsion i preferuar është edhe Luis Enrique. Ish trajneri i Barcelonës, për momentin është i papunë pasi u largua nga stoli i përfaqësueses spanjolle pas një Botërori të dështuar.

Ffffff
Ffffff

Enrique vlerësohet për eksperiencën e tij të madhe si trajner në rang klubesh, por dhe përfaqësueseje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: