Manchester City nuk i ndahet Arsenalit kryesues, duke e dërguar diferencën në -2 pikë. “Qytetarët” triumfuan 1-4 ndaj Bournemouth, në transfertë.

Ekipi i Guardiolës siguroi fitoren që në pjesën e parë me golat e Alvarez, Haaland dhe Foden. Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol i Mepham thelloi rezultatin. Goli i Lerma në fund shërbeu për statistikë.

Ndeshja e radhës për Cityn është në shtëpi ndaj Newcastle, sakaq Bournemouth luan ndaj Arsenal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb