Harry Kane realizoi një gol në fitoren e Tottenham ndaj Chelsea (2-0).
“Chelsea është një skuadër e madhe, është e vështirë të përballesh me ta. Por, ne luajtëm shumë mirë sot, i kryem shumë mirë detyrat tona.
Është fantastike të fitosh pa pësuar gol. Ishte tepër e rëndësishme dhe ia dolëm. Skuadra u shfaq shumë solide në fushë.
Mbetemi në katërshen e parë. Jemi shumë të lumtur. Duhet ta ruajmë me çdo kusht vendin e katërt”, u shpreh Harry Kane pas ndeshjes.
(BalkanWeb)