Kampionati shqiptar sa vjen e bëhet më interesant, pasi ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Superliga kryesohet nga Tirana, me bardheblutë që ndiqen nga Partizani dhe Vllaznia. Në fund të tabelës mbeten Kukësi, Bylis dhe Kastrioti. I ftuar në Sport News në News 24 ishte trajneri i njohur, Ardi Mema.

“Ky sezon është konkurrues. Janë të gjitha ekipet e forta. Mendoj se rezultatet e befasishme si këtë javë do të vijojë të ketë.  Do ketë skuadra që duan të dalin me barazim. Secili nga ekipet e kreut ose të fundit mund të të nxjerrin problem. Pavarësisht se ti i shikon poshtë teje në rënditje, mund të të hapin punë.

Tirana dhe humbja me Teutën- Në një ndeshje futbolli, ka gjithmonë matje. E thjeshtë është të flasësh. Tirana ka qenë shumë keq në statistika dhe ka patur probleme shumë. Në bazë të cilësisë që ka, duhet të menaxhojë lojën.

Teuta e kishte përgatitur mirë ndeshjen. Durrsakët bënë mirë me të dy Vila-t. Ditën mirë të kapnin linjat anësore. Kur bardheblutë sulmonin, nuk kishin ekuilibër. Tirana më zhgënjeu” – Tha ai.

(BalanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: