Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, në zonën e ‘Shallvareve”, ku një urban i linjës së Unazës është përfshirë në aksident me 5 automjete të tjera, të gjitha të dëmtuara rëndë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, tre prej të cilëve ndodhen në spitalin e Traumës. Në një prononcim për mediat, një prej shoferëve të mjeteve që u përfshi në këtë aksident tregoi se ishte i shokuar pas përplasjes dhe se në fillim nuk e kuptoi se çfarë ndodhi.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb