Krimea është një pjesë integrale e Rusisë dhe kthimi i saj në Ukrainë është i pamundur, u tha gazetarëve ditën e sotme zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke rritur tensionet që tashmë ekzistojnë prej konfliktit të armatosur.

Kur u pyet nëse Moska mund të imagjinonte një situatë ku Krimea do të bëhej sërish pjesë e Ukrainës, ai u përgjigj negativisht. “Është pjesë integrale e Federatës Ruse”, theksoi zëdhënësi presidencial.

Presidenti i SHBA, Joe Biden supozoi më herët se marrëveshjet e mundshme për çështjen e Ukrainës mund të përfshijnë një dispozitë që Kievi të marrë kontrollin e Krimesë dhe disa territoreve të tjera në të ardhmen, por kjo u hodh tërësisht poshtë nga deklarata e sotme.

Në mars 2014, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një traktat për ribashkimin e Krimesë me Rusinë më 18 mars 2014, i cili u ratifikua nga Asambleja Federale më 21 Mars 2014.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: