Kremlini ka reaguar pas planit të paqes së propozuar nga Kina, duke thënë se duhet studiuar për detaje, duke pretenduar se ‘kushtet për një zgjidhje të konfliktit nuk janë të përmbushura për momentin’.

Pekini lëshoi një dokument prej 12 pikash të premten e kaluar, duke bërë thirrje për një armëpushim dhe që Kievi dhe Moska duhet të zhvillojnë bisedime për paqe.

“Çdo përpjekje që ndihmon për ta sjellë këtë konflikt në një rrugë paqësore meriton vëmendje. Ne e konsiderojmë planin e miqve tanë kinezë me vëmendje të madhe,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, shtoi ai, ky ishte një proces i gjatë. “Për momentin nuk i shohim premisat që kjo çështje të marrë një rrugë paqësore. Operacioni special ushtarak në Ukrainë)vazhdon”, shtoi më tej.

Pavarësisht planeve për paqe të Pekinit, Perëndimi është në dyshime për motivet e vërteta të Kinës, duke besuar se pozicioni i saj si aleat i Mokës, e s’kualifikon atë si një ndërmjetës i mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar tha se do të ishte i hapur për të takuar homologun e tij kinez Xi Jinping për të diskutuar propozimet e Pekinit, duke e përshkruar qëndrimin e Kinës si “jo të keq”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb