Hetimi për padinë ndaj mbrojtësi brazilian Dani Alvesh është drejt fundit dhe së shpejti mund të shpallet data e gjyqit. Sipas gazetës “El Mundo”, futbollisti rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg.

Sipas medias, një burim nga Gjykata e Barcelonës thotë se procesi i hetimit praktikisht ka përfunduar. “Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë.

Lojtari po mbahet në paraburgim për më shumë se një muaj. 39-vjeçari duhet të përgjigjet për ‘krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg’, me faktorin rëndues ‘shpërdorimi i epërsisë, duke e detyruar viktimën’, që parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet” – shkruan media spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb