Në i ri shqiptar është arrestuar në zonën e Montesilvanos në Itali pasi shkaktoi një sërë incidentesh të dhunshme në vendin e tij të punës.

Mësohet se 30-vjeçari i cili punonte në një lokal ishte dehur dhe më pas kishte nisur të bezdiste klientët, duke vijuar më pas me kërcënimin e pronarit.

Sipas mediave italiane ai ka hedhur disa karrige brenda ambienteve të lokalit duke shkaktuar dëme materiale, gjë që ka alarmuar autoritetet policore, të cilëve i riu nuk u është bindur në momentin e arrestimit dhe ka rezistuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: