Gjatë një vizite në Uzbekistan ditën e sotme, Sekretari i SHBA, Antony Blinken tha se administrata e Biden ka “zero prova” se presidenti rus Putin është i përgatitur të angazhohet në bisedime serioze për të vendosur paqe.

Si Kina ashtu edhe Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, kanë bërë thirrje për fillimin e negociatave, por Blinken është shprehur se përkundrazi, provat janë të gjitha në të kundërt të kësaj.

“Pyetja e vërtetë është nëse Rusia do të arrijë në një pikë ku është vërtet e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj”, u shpreh ai.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në Evropë këmbëngulin se qëllimi i tyre kryesor për momentin është rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të rimarrë territorin e saj dhe të jetë në një pozicion më të mirë nëse përfundimisht fillojnë bisedimet thelbësore, dhe vetëm në këtë mënyrë do të kishte një shans për një paqe tha Blinken.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: