Si do të zëvendësohet Milan Skriniar nga Interi në qershor? Një çështje për të cilën tashmë drejtuesit e Nerazzurrëve po lëvizin dhe emrat sipas gazzetta.it nuk mungojnë.
Hiopoteza e parë dhe ndoshta më e shtrenjta është ajo e Merih Demiral, i cili ka kontratë që skadon në 2026 me Atalantën dhe një vlerësim midis 25 dhe 30 milionë euro. Profilet e Soyuncu dhe Pavard janë më të realizueshme: i pari do të largohet nga Leicesteri me zero, i dyti u ndoq nga nerazzurrët edhe në janar por Bayern Munich nuk është i hapur për shitje.
Duhet të monitorohet edhe Tiago Djalo nga Lille, ndërsa emri i Giorgio Scalvini duket i vështirë për t’u arritur për shkak të kostove dhe konkurrencës.
(BalkanWeb)