Gjendja shëndetësore e dy të plagosurave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, mësohet se është jashtë rrezikut. Lajmi është raportuar për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta.

“Elena Hysa dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë”, bëhet me dije nga spitali.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi ditën e djeshme. Ishte Dan Hutra i cili mëngjesin e djeshëm shkoi në banesën e prindërve të ish-partneres së tij në Paskuqan, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, e duke lënë të vdekura në vend dy 30-vjeçare, ndërsa të plagosura mbetën nënë e bijë.

  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: