Autoritetet amerikane kanë gjetur një mjet shpërthyes në valixhen e një burri në aeroportin e Pensilvanisë.

“Pajisja u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të bagazheve të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar Lehigh Valley në lindje të SHBA-së , shpjegoi Administrata Federale e Sigurisë së Transportit (TSA) në një njoftim për shtyp.

Pasi u gjet një objekt cilindrik brenda valixhes, FBI arriti në përfundimin se ne të vërtëtë ishte një shpërthyese aktive.

I dyshuari është Mark Muffley.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: