Angelos Tsiamouras dhe shoku i tij Giorgos, janë dy të rinjtë që janë cilësuar si heronj pasi kanë shpëtuar disa nga personat e ngecur në vagonët e trenave të përplasur në Greqi.
“Nuk po mendoja për asgjë tjetër, veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”, tha 18-vjeçari Angelos për mediat greke.
“Ndjemë tre dridhje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun që ishim. Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam në karrocat 3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja një person më shumë. Asgjë tjetër! Në vagonin nr.3 pamë shumë të vdekur. Zjarri ishte përhapur. Vagoni nr.1 dhe ai nr.2 u shkatërruan nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu. Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerit. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”, tha ai.
Ditën e djeshme, dy trena u përplasën në Larisa të Greqisë, ku kanë humbur jetën 48 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
(BalkanWeb)
