Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të një prej supermarketeve Único, e cila i përket familjes së Antonela Roccuzzo-s dhe kanë lënë një mesazh mafioz kundër partnerit të saj, Lionel Messit.
Episodi i dhunshëm dhe frikësues ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, kur askush nuk ndodhej në zonë. Dy persona me motor kanë qëlluar me 14 plumba në derën e filialit që ndodhet në Lavalle, e cila mesa duket drejtohet nga familjarë të gruas së “Pleshtit”.
ROSARIO: La mafia amenaza Messi, uno de los supermercados que tiene la familia de Antonela Roccuzzo fue baleado y dejaron una nota dirigía al capitánhttps://t.co/7ySSZee04C pic.twitter.com/iz1MYfhjAp
— OberaInside.com.ar (@OberaInside) March 2, 2023
Përveç kësaj, aty gjendej një letër ku shkruhej “Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty”, duke iu referuar kryetarit të bashkisë së Rosarios, Pablo Javkin.
(BalkanWeb)
