Kryeministri Edi Rama së fundmi ka qenë tejet i angazhuar në lidhje me gjyqin që do vendosë se kujt i përket vula e Partisë Demokratike, që pritet të vendoset ditën e nesërme.

Burime nga Syri TV kanë zbuluar se për këtë rast Rama ka mobilizuar një “seksere” të tijën, e cila mësohet se është Elira Kokona, që njëkohësisht punon si zëvendëse e Sekretarit të Përgjithshëm, Engjëll Agaçi.

Sipas këtyre burimeve po bëhet presion ndaj drejtësisë që vula e Partisë Demokratike të kalojë te Enkelejd Alibeaj, ndërsa raportohet se Kokona është një nga personat me më shumë fuqi në rrethin e kryeministrit.

Kokona është përgjegjëse për punën e Agaçit dhe po ashtu ka nën kujdes kontrollin e gjyqtarëve prokurorëve dhe anëtarëve të trupave të vetingut./syri.net

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb