Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot një seancën gjyqësore pajtimi në GJKKO në lidhje me padinë ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe zëdhënëses, Floriana Garo, duke i akuzuar për shpifje.

Balla pas daljes nga gjykata e Posaçme theksoi se vepra penale e shpifjes është një vepër që duhet dënuar.

“Sali Berisha duhet të mësohet të vijë këtu. Ligji funksionon dhe Vepra Penale e shpifjes është një vepër që duhet dënuar.”, tha ai për mediat.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb