Inter ka dyshime në lidhje me të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi, por jo për regjisorin e ri të ekipit, Hakan Calhanoglu. Turku po zhvillon një sezon fantastik dhe drejtuesit e klubit i kanë vendosur prej kohësh kontratën e re në tavolinë.

Sipas La Gazzetta dello Sport: Calhanoglu do të firmos kontratën e re menjëherë pas sfidës së kthimit kundër Porto-s në Champions League. Mesfushori turk do të firmos një kontratë deri në 2027 nga ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Calhanoglu
Calhanoglu

Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Romelu Lukakun. Chelsea, ekipi që ka në pronësi kartonin e tij, ka bërë me dije se për Lukakun nuk ka vend në Londër, por problemi qëndron se as në Milano nuk janë shumë të sigurt. Belgu në këtë rikthim të dytë nuk ka bindur me paraqitjen e tij, dëmtime të shumta dhe një formë fizike jo e mirë.

Inzaghi Lukaku
Inzaghi Lukaku

Nga këtu deri në përfundim të sezonit, Lukaku duhet të bind stafin zikaltër që të shtyjnë huazimin edhe me një tjetër vit. E sigurt është që Marotta nuk ka ndërmend të paguaj 8 milionë euro në sezon, plus bonuse për të mbajtur sërish Lukakun në skuadër, por do të kërkojë skonto për shërbimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb