Është zbardhur deklarata e Paulo Dybalas kur është pyetur nga Guardia di Finanza në lidhje me çështjet aktuale të Juventusit. Argjentinasi është pyetur në lidhje me pagat dhe ka deklaruar se klubi juventin i ka ende borxhe.
“Nuk e mbaj mend se kur është paguar rroga ime e fundit, por e di shumë mirë që Juventusi më ka ende borxh rreth 3 milionë euro. Unë jam larguar nga klubi dhe ata nuk më paguan menjëherë.
E di që në prill të vitit 2023 Juventus ka mundësinë e fundit për të më paguar, përndryshe avokati im do të bëjë kërkesë me shkrim në gjykatë, por shpresoj që çështja mos të shkojë deri atje”, është shprehur argjentinasi.
(BalkanWeb)
