Dëshmi të reja janë publikuar si pjesë e hetimit që do të përcaktojë nëse ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, mashtronte Parlamentin lidhur me sjelljen e tij mbi skandalin Party-gate.
Informacionet e reja tregojnë se Johnson ishte i vetëdijshëm që tubimet zhvilloheshin në Dowing Street gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, ka shkaktuar reagime të shumë në të gjithë Britaninë.
Raporti thotë se, kishte prova që tregojnë se Johnson mund të ketë mashtruar Parlamentin rreth asaj që ai dinte për ngjarjet në Downing Street. “Dëshmitë sugjerojnë fuqishëm se shkeljet e udhëzimeve do të ishin të dukshme për Johnson në kohën kur ai ishte në tubime,” shton ai.
Kujtojmë që vitin e kaluar, policia e gjobiti Johnson për pjesëmarrjen në një nga tubimet, duke e bërë atë kryeministrin e parë në detyrë të Mbretërisë së Bashkuar që shpallet fajtor për shkelje të ligjit.
Komiteti i Privilegjeve do të vendosë nëse Johnson ka mashtruar ose jo Dhomën e Komunave në lidhje me veprimet e tij dhe nga ana tjetër, nëse ai gjendet apo jo në përbuzje të Parlamentit. Më pas, kjo do të hidhet në Dhomën e Komunave për votim.
(BalkanWeb)
