Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur sot pas vendimit të Apelit për vulën Kryesinë e tij.

Burime për News24 kanë bërë me dije detaje nga mbledhja e Kryesisë së Berishës.

Në mbledhje është diskutuar në lidhje me mënyrën se si Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë që shumica e anëtarëve ishin pro idesë që në zgjedhje të hyhet me koalicion.

Megjithatë ka pasur edhe një pakicë, e cila mbështeste opsionin e regjistrimit me kandidatë të pavarur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: