Granada ka triumfuar 1-3 ndaj Burgos, në ndeshjen e La Liga2. Protagonist absolut në këtë fitore të Granadas ishte Myrto Uzuni.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e dytë, pas një pasimi të Molinas. Ky ishte goli i 18-të i tij këtë sezon, me Uzunin që konfirmon veten si një nga më të mirët e kampionatit. Granada renditet në vendin e 3-të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: